Informacion gjeneral
Ambliopia, e njohur edhe si syri dembel, është një rast ku njeri nga sytë ka pamje të reduktuar.
- Kjo mund të shkaktohet nga kushte si :
- Sy të shtrembër
- Diferencë në qartësinë e shikimit midis dy syve (një diference e të paktën një vize në Grafikun e Qartësisë Vizuale Snellen)
- Më rrallë, ambliopia zhvillohet kur një sy është më miopik, hiperopik ose astigmatik se tjetri, ose vuan nga kataraktet.
Mungesë e stimulimit nga truri prej syrit të dobët shkakton syrin e fortë të bëhet dominant. Syri ambliopik është i shtypur dhe mund të bëhet edhe qorr.
Simptomat klinike
Edhe pse një sy ambliopik mund të duket normal, ai nuk është përdorur normalisht
| Shikim normal |
Shikim i syrit dembel |
 |
 |
- Prindërit e fëmijëve me ambliopi zakonisht vënë re këto simptoma tek fëmija i tyre:
- Picërrim sysh ose mbyllje e një syri për të parë më mirë
- Qartësi e keqe vizuale
- Lodhje të syrit
- Dhimbje koke
- Shenja që ndikojnë amblioinë ose raste që rritin rrezikun e ambliopisë janë:
- Sytë që nuk lëvizin së bashku ose nuk fiksohen mbi të njëjtën pikë
- Të qara ose ankesa kur një sy është i mbuluar
- Mjegullim i bebes së syrit (katarakt)
- ose pjesa e sipërme e qepallës pikon ose mbulon pjesën më të madhe të syrit. (ptoze)
Opsionet e trajtimit
Një pjesë e humbjes së shikimit mund të rikthehet në qoftë se diagnoza është bërë mjaft herët, zakonisht para moshës 5 vjeç. Ky trajtim i herët është i nevojshëm, sepse një sy ambliopik ka më shumë probleme me lidhjen e tij me trurin, sesa probleme në vetvete. Sistemi vizual i trurit zhvillohet shpejt në fëmijërinë e herët, dhe mundësitë e rigjenerimit të lidhjeve midis syrit të dobët dhe trurit janë më të mëdha gjatë kësaj kohe, sesa mundësitë e rigjenerimit në fëmijët më të rritur ose të rriturit.
Shpesh, është më para e nevojshme që të trajtohet shkaku i ambliopisë, para se të forcohet syri i dobët i fëmijës.
- Trajtimet fillestare përmbajnë:
- Mbajtjen e syzeve për të drejtuar ose fokusuar sytë.
- Operacion në muskujt e syrit
- ose ushtrime të syrit
- Trajtimi i mëtejshëm ka të bëjë me gjëra si:
- mbulimin e syrit të fortë për disa javë ose muaj, gjë që forcon syrin ambliopik që të punojë, duke zhvilluar kështu më shumë lidhje me trurin.
- Alternativisht, pika atropine mund të hidhen në syrin e fortëqë të mjegullojnë shikimin e tij për një kophë të shkurtër, në mënyrë që syri i dobët të stimulohet.
Preventimi
Ambliopia mund të preventohet nëpërmjet diagnozës së herët dhe trajtimit. Pa trajtim, një sy ambliopik mund të mos zhvillohet në mënyrë të rregullt kurrë, madje edhe mund të qorrohet. Fëmijët duhet të ekzaminojnë sytë para fillimit të shkollës; ekzaminimi duhet të vazhdohet më pas me kontrolle të rregullta.