
Syri i njeriut punon si një aparat fotografik. Njëlloj is aparati fotografik, syri proçeson dritën dhe merr fotografi mentale të pamjeve,të cilat zhvillohen më pas në tru. Që të krijojnë shikim, pjesët e syrit duhet të punojnë së bashku si një skuadër. Kornea, pjesa e tejdukshme e syrit, e cila duket si film, është “kryetari”. Kur drita hyn në pupilën e errët te syrit, kornea e përthyen. Drita e refraktuar udhëton drejt lentes prapa pupilës. Lentja ndryshon formë që të rregullojë fokusin, si për objekte të afërta, ahtu edhe të largëta. Ky proçes është i njohur si akomodim.
Lentja projekton dritën nga bota e jashtme ne retinë, si një pamje të përmbysur, retina më pas sillet si filmi në një aparat fotografik dhe kap pamjen. Pamja është dërguar tek truri në formë impulsesh elektrike, të cilat më pas do të zhvillohen.
| View of an iris and pupil | View of tear ducts |
|---|---|
![]() |
![]() |