Unite For Sight është një organizatë joqeveritare që punon globalisht për të gjetur zgjidhje të mundshme për të përmirësuar shëndetin e syrit. Me më shumë se 20000 vullnetarë në shtatëdhjetë e pesë dagë të hapura në universitete, shkolla mjekësore, korporata, shkolla të mesme, dhe në komunitete në të gjithë botën, Unite For Sight punon që të ndërtojë komunitete më të shëndetshme nëpërmjet parandalimit të sëmundjeve të syrit, promocionit të shëndetit okular, dhe edukimit shëndetësor. Çdo degë punon me infrastrukturat e komunitetit lokal për të përmirësuar aksesin e programeve shëndetësore.
Kompletimi I suksesshëm I kursit online për shëndetin okular është i detyruar për të gjithë studentët dhe vullnetarët e komunitetit, në mënyrë që të bëhen edukatorë të çertifikuar të Unite For Sight për shëndetin e syrit. Informacioni i përmbledhur në këtë faqe interneti është vetëm për qëllime edukative, dhe nuk duhet të përdoret si këshillë mjekësore. Gjithashtu, Edukatorët e shëndetit okular të çertifikuar nga Unite For Sight informojnë komunitetet mbi mënyrat e parandalimit të sëmundjeve të syrit, dhe nuk ofrojnë këshilla mjekësore.
Që të bëheni nje Edukator i Çertifikuar i Unte For Sight, ju duhet të jeni i afiliuar me një degë të Unite For Sight, dhe të kompletoni në mënyrë të suksesshme këtë kurs online duke patur të paktën 85% të përgjigjeve korrekte ne Provimin Final. Mund ta kompletoni këtë kurs më shumë se një herë, në qoftë se nuk e merrni çertifikatënme përpjekjen e parë.
Nëse dëshironi të hapni një degë të re të Unite For Sight, që të edukoni komunitetin tuaj mbi shëndetin e syrit, kontaktoni Jennifer Staple në adresën JStaple@uniteforsight.org që te merrni një aplikim. Ky kurs online mund të kompletohet para ose pasi të hapni një degë te Unite For Sight. Emrat e të gjithë Edukatorëve të shëndetit okular do të jenë të listuar në faqen e internetit të Unite For Sight.
Njoftim i rëndësishëm: Informacioni i gjetur në faqen e internetit te Unite For Sight dhe i përmbajtur në kursin online të shëndetit okular të Unite For Sight është vetëm për qëllime edukative dhe nuk duhet të konsiderohet si këshillë mjekësore. Nuk është pregatitur me qëllim që te zëvendësojë këshillën e një mjeku. Të gjitha këshilat mjekësore dhe informacionet konsiderohen të pakompletuara pa një ekzam mjekësor, i cili është i pamundur pa një vizitë tek doktori juaj.