Miopia është një rast shumë i zakonshëm, që ndikon në shikimin larg të një personi. Drita që hyn nëpërmjet korneas dhe lentes kristaline, përthyhet në mënyrë që imazhi që rezulton nuk fokusohet në retinënë (murin e brendshëm të ndodhur në pjesën e pasme të syrit, që është sensitiv ndaj dritës), por përpara tij.
Lente korrigjuese ose lente kontakti janë të përdorura për të përmirësuar miopinë.
Presbiopia ndikon shikimin nga afër të një personi. Drita që hyn nëpërmjet korneas dhe lentes kristaline përthyhet kështuqë imazhi fokusohet mbrapa retinës. Kjo bën që një pamje e shformuar të transmetohet tek retina dhe më pas tek truri.
Lente korrigjuese ose lente kontakti janë të përdorura për të përmirësuar presbiopinë.