Unite For Sight
Syzet e diellit dhe preventimi i sëmundjeve



Course Home

Ekspozimi i përzgjatur ose jo i duhur nën rrezet e diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve. Gjithashtu, mund të dëmtojë lëkurën.

A picture of sunglasses

Rrezatimi nga rrezet ultravjollcë B rrezikon pjesët e jashtme të syrit: kornean, konjunktivën dhe lenten kristaline, duke shkaktuar irritim, tharje, skuqje (keratit), dhe plakje të parakohshme (foto-plakje). Rrezatimi nga rrezet ultraviollcë A është më i rrezikshëm për lëkurën dhe sytë, sepse rrezet janë më të shkurtra dhe kanë aftësinë të penetrojnë më thellë në sy, duke dëmtuar retinën.

Kataraktet dhe degjenerimi makular janë sëmundjet më të zakonshme të shkaktuara nga dielli. Njëlloj si sëmundjet e lëkurës të shkaktuara nga ekspozimi në dritën e diellit, sëmundjet e syrit zhvillohen gradualisht në një periudhe disavjeçare.

Përdorimi i syzeve të diellit për mbrojtje duhet të fillojë gjatë fëmijërisë. Duke minimizuar ekspozimin nën rrezatimin diellor, është e mundur që të parandalohet dëmtimi i indeve okulare dhe të vonohet zhvillimi i sëmundjeve të syrit të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.